MC Networking

Një kullë tjetër i shtohet kryeqytetit, spanjollët “sjellin” në Tiranë një hotel të ri

Rrjeti spanjoll i hoteleve, Meliá Hotels Internationaldo, të hapë në Tiranë një hotel të ri. Meliá Tirana do të hapet në vitin 2021 dhe do të jetë i dyti në Shqipëri, pas atij në resortin e Gjirit të Lalëzit, i cili është në fazën e ndërtimit.

Ndërtesa e re që do t’i shtohet kryeqytetit do të pozicionohet si “hotel emblematik i gjeneratës së fundit, duke iu bashkuar hoteleve cilësore që promovojnë vendin”, thuhet në një deklaratë të grupit spanjoll.

Hoteli i ri do të ketë 140 dhoma, restorant, bare, salla mbledhjesh dhe një holl në katin e fundit për të shijuar pamjen e qytetit nga lart.

Ndërtesa do të ngrihet në qendër të Tiranës, pak metra nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Banka e Shqipërisë, mes Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit.

Ndërkohë, resorti që mban të njëjtin emër në Gjirin e Lalëzit është në ndërtim e sipër. Me 5 yje dhe 400 dhoma, ai pritet të hapë dyert para vitit 2020. 

“Me këto dy hotele në Shqipëri, grupi shton praninë e tij në Adriatik, ku operon aktualisht me disa hotele në Kroaci dhe në Mal të Zi”, thuhet në deklaratën e kompanisë. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top