MC Networking

Basha: Kryesia votoi unanimisht për djegien e mandateve. Nuk komentoj deklaratat e ambasadave (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes së kryesisë, ku u miratua djegia e mandateve me votë unanime nga të gjithë deputetët e kësaj force.

Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu demokrat deklaroi se djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete alternativa i fundit që i është lënë opozitës.

“Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete. Djegia e mandateve është alternativa i fundit që i është lënë opozitës që të arrijë një qëllim madhor. Të shembë një qeveri të krimit, për krimit dhe nga krimi dhe ti japim shqiptareve një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit.”, tha basha në një deklaratë për mediat.

Por kryedemokrati refuzoi të komentojë të deklaratat e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila është shprehur kundër djegies së mandateve.

"Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua t'ua them qartë dhe shkoqur: Për PD dhe mua personalisht nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane.Mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë në altarin e demokracisë amerikane veçoj presidentin Lincoln: Shpresoj që kjo sakrificë nuk do shkojë kot, se ky komb nën zot do ketë lindje të re të lirisë dhe demokracisë. qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut", tha Basha.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top