MC Networking

Meshkujt, më të kënaqur nga miqësia me njëri-tjetrin se nga lidhjet sentimentale (VIDEO)

Meshkujt janë më të kënaqur nga marrëdhënia me shokët e ngushtë sesa nga ajo me partneret. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar së fundmi në “Men and Masculinities”. Sipas studimit, miqësia e ngushtë mes dy meshkujve, për të cilën vitet e fundit është krijuar termi bromance, u jep meshkujve më shumë kënaqësi emocionale sesa romanca me partneret femra. Miqësia mes dy meshkujve, në kuptimin e një marrëdhënieje vëllazërore, konsiderohet nga sociologët si një fenomen pozitiv që vitet e fundi ka shënuar rritje. Por kjo lidhje mund të dobësojë marrëdhënien që këta meshkuj kanë me bashkëshortet apo të dashurat e tyre respektive. Marrëdhënia gati vëllazërore mes dy meshkujve nuk është një koncept i ri. Xhorxh Uashington mbahet mend për letrat që u dërgonte shokëve të tij, ndërsa Abraham Linkoln ka ndarë shtratin për 7 vjet me mik.

Por kjo lloj miqësie shkoi drejt tabusë në gjysmën e dytë të shekullit 20, për shkak të rritjes së homofobisë dhe ndryshimet që pësoi modeli ideal i mashkullit. Por vitet e fundit, miqësia vëllazërore është rikthyer në modë dhe janë të shumta miqësi të tilla në politikë dhe art. Mjafton të kujtojmë këtu marrëdhënien e shkëlqyer të ish-presidentit Obama me Xho Bajden. Studimi ka analizuar 30 meshkuj heteroseksualë, të cilët kishin një marrëdhënie të tillë miqësore dhe krahas saj kishin edhe një raport sentimental me një femër. Studiuesit arritën në përfundimin se në marrëdhënien me miqtë e ngushtë, meshkujt ishin më të hapur për të ndarë sekrete, për të shprehur atë që ndienin në të vërtetë, madje edhe për të fjetur në të njëjtin krevat.

I pyetur në lidhje me ndryshimin mes termave bromancë, pra miqësi vëllazërore, dhe romancë, lidhje sentimentale, njëri prej meshkujve të përfshirë në studim dha një përkufizim të saktë: janë tre faktorët që merren në konsideratë për të dyja llojet e lidhjeve: tërheqja seksuale, lidhja emocionale dhe personaliteti. Romanca i kërkon të tre këta faktorë, ndër bromaca përjashton seksin. Studiuesit e shohin si shumë pozitive rritjen e kësaj miqësie. Ata thonë se meshkujt mund të përfitojnë shumë nga miqësitë afatgjata brenda së njëjtës gjini, sidomos në rastet kur nuk janë të kënaqur me lidhjet e tyre romantike me femrat. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top