MC Networking

Nomofobia /Femrat ndjejnë mungesën e celularit më shumë se meshkujt (VIDEO)

Femrat e ndjejnë më shumë se meshkujt frikën nga mungesa e celularit. Një studim i kohëve të fundit, nxjerr në pah se 77% e të rinjve e kanë të pamundur të qëndrojnë pa celular.

Të gjithë e kanë provuar shqetësimin e harresës së celularit apo me keq akoma, humbjes së tij. Frika e mungesës së celularit quhet nomofobia, e cila sipas psikologëve po ndikon shumë tek gjendja emocionale, psikologjike dhe vetë karakteri në terësi.

Njerëzit ndijnë pasiguri në rast se nuk kanë mundësi të telefonojnë ose t’i shkruajnë mesazh një miku ose familjari, pavarësisht nëse kjo ndodh edhe përmes rrjeteve sociale në laptop, tablet apo kompjuter. Ata ndihen “bosh” në rast se nuk kanë akses në informacione, qoftë edhe për një kërkim të thjeshtë në motorrin e kërkimit online Google.

Kjo i bën që ata të nervozohen dhe të humbasin durimin edhe për raste te thjeshta, si kërkimi i një lokali.

Por një studim I fundit tregon se ato që bien pre e nomofobisë më së shumti janë femrat.

Këto të fundit e ndjejnë 3.5 herë më shumë frikën e mungesës së celularit, se sa meshkujt. Po në nivel ndërkombëtar, studimi i psikologëve amerikanë tregon se të rinjtë nga 18 deri në 24 vjeç kanë pranuar se e kanë të pamundur të qëndrojnë larg celularit, qoftë edhe për pak minuta.

Studimi përkeqëson parashikimet për të ardhmen, pasi psikologët thonë se nomofobia në vend të reduktimit është gjithnjë në rritje, duke ndikuar negativisht në shëndetin mendor të njerëzve në të gjithë botën. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top