MC Networking

Incidentet bërthamore, Rustem Paci: Plani i emergjencës për çdo rast potencial (VIDEO)

Në fund të vitit 2018, qeveria ka miratuar një plan masash në rast të një incidenti potencial bërthamor në vendet fqinje.

Dy janë centralet bërthamore që mund të ndikojnë në Shqipëri: Kozlodui në Bullgari dhe Kërsko në Slloveni. Kryetari i Zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimi, në Institutin e Shëndetit Publik, Rustem Paci, shpjegon se çfarë parashikon plani i emergjencave në rast se paraqitet një rrezik i tillë.

Në një intervistë për Tema TV, komenton edhe pretendimet e ngritura vitet e fundit në Serbi në lidhje me bombardimet e NATO-s dhe rritjen e numrit të të sëmurëve me kancer. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top