MC Networking

Zjarri te bashkia, bizneset: Ishte i qëllimshëm, do të ndërtohet pallat (VIDEO)

Pasditja e 7 shkurtit e gjeti Tiranën të mbuluar nga tymi, pas një zjarri që përfshiu një ndërtesë pranë Sahatit dhe Bashkisë.

Flakët ishin shumë pranë një lokali, dhe menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila ka larguar me shpejtësi klientët që ndodheshin aty për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm, pasi dyshohej se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit nga një bombol.

Menjëherë pas ngjarjes, kanë qenë pronarët e bizneseve që pohuan se zjarri ishte i qëllimshëm pasi aty do të ndërtohet një pallat.

Ata thonë se në ambientet e djegura ruheshin dokumente të Bashkisë.

Duket se kjo rezultoi e vërtetë pasi pa kaluar një javë, bizneset janë shembur, ndërkohë që vendimi për ndërtimin e objektit është marrë nga kryetari i Bashkisë më 5 dhjetor 2018. Leja e ndërtimit i është dhënë kompanisë TECHNO ALB. SHPK dhe TDT Partners.

 

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top