MC Networking

Shpërthen Visjan Ukcenaj: Buta zhgënjyes, Tayna kopjace (VIDEO)

Visjan Ukcenaj është i njohur për publikun e gjerë kryesisht si aktor humori, por në fakt përpos aktrimit e humorit ai ka edhe një pasion tjetër që ka filluar ta tregojë së fundmi. Bëhet fjalë për muzikën hip hop, një pasion që ai e ka bërë konkret duke publikuar disa këngë në këtë rrymë. I ftuar në emisionin “Intervista Vip” në Tema Tv ai ka treguar më shumë rreth muzikës së tij dhe tregut shqiptar të muzikës ‘hip hop’.

Në një nga këngët e tij, konkretisht “Shah Mat” ai përmend menaxherin Faton Shoshi dhe reperin  Buta. Nisur nga kjo, Antoneta Koci, prezantuesja  e emisjonit e ka pyetur se çfarë konkretisht ka dashur të thotë.

Buta për mua pavarësisht se është i famshëm, ka shumë artistë të tjerë shumë më të talentuar, por duke qenë se Fatoni e zgjodhi, e bëri të famshëm. Mua s’më pëlqen fare ai si këngëtar dhe nuk di pse promovohen persona të tillë…Po të komunikosh me reperë të tillë, vërtetë zhgënjehesh”, është përgjigjur  Vukman.

Përsa i përket Fatonit, Ukcenaj është shprehur: “Më vjen shumë keq që Shqipëria nuk ka menaxherë aq të mirë sa ai”.

Por “diss-i” i Visjanit nuk ka qenë vetëm për Butën, por edhe për reperet e reja.

Tayna është kopjace, nuk e di pse ajo dhe reperet e tjera kopjojnë aq shumë Nicki Minaj dhe Cardi B. Nuk del një që të jetë unike në stilin e vet…nuk del një si Mc Mimo”, ka komentuar Visjani, i cili siç duket nuk ka mendimin edhe aq pozitiv për këta emra të hip hop-it shqiptar.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë.

Intervistën e plotë e ndiqni në videon më poshtë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top