MC Networking

Visjan Ukcenaj: Karriera ime në TV, midis humorit dhe hip hop-it (VIDEO)

Ai është një nga aktorët më të njohur të humorit në Shqipëri, por së fundmi ka treguar edhe pasionin e tij për muzikën “hip hop”. I ftuar në emisionin “Intervista Vip” në TemA Tv ai ka treguar më shumë për projektet e tij në muzikë, disa prej të cilave bashkëpunime.

Si një fans i muzikës së mirë hip hop por jo vetëm, ai ka folur “pa doreza” për emrat e njohur por të patalentuar sipas tij. Emra si Buta e Tayna që gëzojnë një popullaritet shumë të madh, kanë sukses por janë “kopjacë” sipas Ukcenaj, emri i artit i të cilit është Vukman.

“Blackout” është kënga më e fundit e Visjanit, por së shpejti do të vijnë projekte të reja. Një nga arsyet për distancimin e tij nga muzika për një periudhë kohe, kanë qenë angazhimet në televizion, si edhe ardhja në jetë e djalit të tij, Divin.

Detaje mbi vështirësitë e statusit prind, e angazhimeve në televizion e të tjera, i ndiqni në videon më poshtë të emisionit të plotë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top