MC Networking

Dorina Mema na njeh me partnerin e saj: “Ai është më pasionant, unë e kam mendjen vetëm te puna”

E ftuara e radhës në “Intervista VIP”me Antonetën ishte modelja e fitnessit, sipërmarrësja dhe sportistja e njohur Dorina Mema

.Ajo tregoi më shumë rreth punës me personazhet e njohur, cilët ishin më të përkushtuarit në palestër e cilët më problematikë.Ndër të tjera Dorina foli edhe për partnerin e saj, ngjashmëritë në karakter mes tyre, cili është më xheloz e cili më pasionant nga të dy.

E pyetur nga moderatoraja, Antoneta Koci, nëse partnerin e dëshiron si vetja, të palestruar e me muskuj barku ajo është përgjigjur: “Problemi është që i kërkon ai (muskujt e barkut), se ndoshta ndihet pak inferior në këtë pjesë…se për mua është më e vështirë ashtu, sepse do duhej të kujdesesha dhe për dietën e tij dhe përgatitjen e ushqimit”.

Përsa i përket xhelozisë, ajo ka treguar se nuk është problem për lidhjen e tyre: “Nuk është fare xheloz…ai e di që nuk e kam fare mendjen te flirtet”.

Ndërkohë, e pyetur se cili prej tyre është më pasionanti,  Dorina është  përgjigjur: “Ai është më shumë, unë e kam mendjen vetëm te puna”.

Këto e të tjera i ndiqni në videon më poshtë.

 

Intervista e plotë, më poshtë

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top