MC Networking

Vrasja gjatë grabitjes në shtëpi, prindërit e Gjergj Gjonit: Do marrim gjak te fëmijët e pensionistit italian

“Dua ta shoh t’i dhembë zemra, siç më ka dhembur mua kur mu vra djali”, thotë i ati, Mark Gjoni.

Të bindur në pafajësinë e të birit, ata thonë se vrasja ka ndodhur për shkak të një gabimi.

Përtej dhimbjes për humbjen e djalit, fjalët e dy prindërve nga Puka reflektojnë dy elementë: dëshirën për t’i “larë hesapet” në bazë të Kanunit, në vitin 2019, në një vend me kulturë dhe ligje europiane; dhe mungesën e besimit te drejtësia.

“Ai të mos flejë gjumë. Ai e ka mbyllur çështjen me shtetin, me mua jo. Deri sa të dal fare si racë, unë kërkoj ta vras. Ne e kemi “më vrave, të vrava”. Nuk më lejon Kanuni ta fal. Unë me atë nuk merrem. Me të më shkon pushka kot, është 80 vjeç. Do t’i vras djalin. Do ta vras vetë, që të mos më bien djemtë në burg. Unë e kam mbaruar jetën time”, thotë babai i Gjergjit.

“Avokatët kompromentohen me lekë”, thotë Marku në lidhje me vendimin e dhënë nga drejtësia italiane.   

Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2018, në shtëpinë e Francesco Sigignanos. Gjergj Gjoni u qëllua me plumb në zemër gjatë një dinamike që kishte të gjitha karakteristikat e një vjedhjeje. Trupi i 22-vjeçarit u gjet i pajetë në shkallët e vilës.  

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top