MC Networking

Alfredo Shabani na njeh me artin e tij: Disa njerëz nuk e kuptojnë, por… (VIDEO)

Artisti i ri, Alfredo Shabani, ka qenë i ftuar në studion e “Intervista VIP”, në Tema Tv ku na ka njohur me projektet e tij. Ai ka publikuar disa video në adresën në Youtube, ndër të cilat disa janë me mesazhe të forta e të tjera janë në formën e monologut me muzikë në sfond.

“Zi”, “Pa mua” “Ku po shkon kjo botë” dhe “Ëngjëjt vrasin njësoj” janë titujt e disa prej këtyre projekteve. Përpos tyre, Alfredo ka punuar për “Rrahjet e zemrës”, një shfaqje në formën e monologut, të cilën do ta sjellë për publikun në datë 16 janar në Teatrin e Kukullave në Tiranë.

Si ka qenë zgjedhja e tematikave, a ka pasur probleme me këngëtarët, të cilëve ua ka përdorur këngët, dhe vështirësitë e një artisti të ri në Shqipëri janë disa nga temat për të cilat Alfredo ka folur. Këto e më tepër i ndiqni në intervistën e plotë më poshtë, të realizuar nga Antoneta Koçi.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top