MC Networking

Studentët vijojnë bojkotin, përplasje me policinë te Ekonomiku dhe Juridiku (VIDEO)

Studentët vijojnë edhe sot bojkotin e mësimit, duke bllokuar hyrjen e fakulteteve. Një incident është shënuar te Fakulteti Ekonomik mëngjesin e sotëm, ku ka pasur konfrontim mes punonjësve të policisë private dhe studentëve.

Studentët kanë qenë të ngujuar brenda ambienteve të Fakultetit deri në orët e para të mëngjesit.

Rreth orës 7:00, ata kanë bllokuar hyrjen kryesore, për të mos lejuar hyrjen në mësim. Kjo ka çuar në përplasje mes studentëve dhe policisë private.

Një incident të ngjashëm ka pasur gjatë natës edhe te Fakulteti Juridik, ku policia private ka ndërhyrë për të nxjerrë jashtë studentët e ngujuar.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, te Fakulteti Juridik ka ndërhyrë edhe Policia e Shtetit. Mes efektivëve dhe studentëve ka pasur edhe konfrontime fizike.  

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top