MC Networking

Rama-studentëve: Çeta që kanë humbur forcën e numrave, kërkojnë gjëra që nuk kanë për t’u bërë kurrë

Kryeministri Edi Rama i konsideron të plotësuara kërkesat e studentëve dhe thotë se ata që po pengojnë procesin mësimor në fakultete janë thjesht “çeta” që kanë humbur fuqinë e numrave. Gjatë  prezantimit të platformës së punësimit të studentëve ekselentë, Rama tha se ajo që po kërkojnë studentët nëpërmjet bojkotit dhe pengimit të procesit nuk ka për t’u bërë kurrë.  

“Si mund të arrijë puna që një grup njerëzish nuk dalin më te Kryeministria se nuk kanë forcën për të treguar që janë shumë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim? Unë mund të jem një tek pullë, se kjo është demokracia, unë jam një që dua mësim, kam paguar paratë, nuk më intereson as protesta, por vetëm të marr mësim, pedagogu ka të drejtë të më japë vetëm mua mësim, e rrugën deri te banka nuk ka pse të ma pengojë çeta, nuk ka pse të më pengojë, se kërkojnë gjëra që nuk kanë për t’u bërë kurrë. Dhe i kanë vënë emrin studentë, studentët duan kështu, duan ashtu. Kërkojnë të njëjtën gjë për masterin, nuk bëhet, nuk bëhet, kemi bërë përjashtim për 9 e dhjeta, kaq, masteri nuk është detyrim i shoqërisë për të paguar për ty”, u shpreh Rama.

Duke iu drejtuar studentëve, Rama tha se një kryeministër që u përgjigjet secilit, nuk do ta gjenin më vetëm në botën tjetër.“Pastaj kur të iki unë, do flasim prapë, mos kini merak. Do ta gjeni kryeministrin që ju bën Instastory dhe ju kthen përgjigje në çdo mesazh, do ta gjeni në botën tjetër”.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top