MC Networking

"Turi i fitores", Angela Merken nis vizitën në Athinë, Tsipras vlerëson marrëdhënien me kancelaren

Angela Merkel mbërriti në Greqi të enjten për një vizitë dy-ditore në vendin që i ka paraqitur disa nga sfidat më të mëdha të kohës së saj në krye të fuqisë më të madhe ekonomike të Europës.

Ky është një udhëtim me simbolika të mëdha për një udhëheqëse, politikat e së cilës kanë përcaktuar kontinentin, por që ka njoftuar se do të largohet nga posti në fund të mandatit të saj, në vitin 2021.

Kryeministri Alexis Tsipras theksoi se vizita e zonjës së hekurt shëno "fundin e një cikli të vështirë midis dy vendeve tona", shumë ndryshe në humor, ngjyrë dhe ton për vendimet e saj të mëparshme në kulmin e krizës së eurozonës.

Më parë ishin me mijëra, grekët që dolën në rrugë, disa madje edhe të veshur në uniforma naziste, me shenjën përshëndetëse si të Hitlerit në shenjë proteste ndaj gruas që konsiderohej gjerësisht si si mbretëresha e masave shtrënguese ekonomike me çmimin e Berlinit që shpëtoi Athinën e goditur nga borxhet.

Këtë radhë, demonstratat në qendër të Athinës janë të ndaluara dhe do të ketë vetëm buzëqeshje dhe përqafime për kancelaren. Ashtu siç do të bëjë edhe kryeministri Alexis Tsipras, dikur një majtist i deklaruar që shpenzonte pjesën më të madhe të kohës duke kritikuar “Maddame” Merkelin në kritikën më të madhe gjatë kohës në opozit.

Të shtunën vonë, kreu i qeverisë greke tha se Merkeli kishte kërkuar kohë më parë për të vizituar Athinën në atë që do të përbënte një turne fitore ndërsa po afrohej në fund të kohës së saj në detyrë.

Ajo donte të vinte prej kohësh, pasi e konsideron edhe sukses të vetin, faktin që Greqia, dikur në prag të falimentimit, është rimëkëmbur dhe mbetet në zemër të Bashkimit Europian”, tha Tsipras.

Pavarësisht përplasjeve që fillimisht kishin prishur lidhjet, të dy kishin ndërtuar një "marrëdhënie besimi", tha ai duke përdorur gjuhën jashtëzakonisht të ngrohtë për të duartrokitur udhëheqësen për trajtimin e saj të krizave të njëpasnjëshme.

"Por ka edhe edhe gjëra pozitive, të cilat Evropa ka bërë që të jenë në favor të saj. Marrëdhënia jonë ndryshoi nga fakti se Greqia po kalonte një kohë të vështirë, por edhe për Evropën dhe për Angela Merkel ishte një kohë e vështirë", vazhdoi ai më tej.

Përpara vizitës, kancelarja 64-vjeçare gjithashtu duket se e pranoi se "vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për shumë njerëz në Greqi".

Në komentet për të përditshmen "Kathimerini", ajo përshëndeti "përparimin e madh" që kishte bërë vendi i zhytur nga kriza e borxheve, duke këmbëngulur se Berlin do të vazhdonte të qëndronte pranë Athinës, pasi përpjekjet vazhduan të reformonin dhe modernizonin ekonominë e saj. Greqia doli nga programi i saj i tretë i finacimit nga BE në gusht, duke i dhënë fund pothuajse një dekade të varësisë nga ndihma ndërkombëtare.

"Unë do të doja të siguroja Greqinë se nëse vazhdon me këtë kurs mund të llogarisë partneritetin dhe miqësinë e saj me Gjermaninë", tha kancelarja.

Por, në një kohë kur Europa përballet me kërcënime të reja, përfshirë rritjen e së djathtës ekstreme dhe demagogjisë populiste, vizita ka si qëllim edhe shërimin e plagëve të së shkuarës, si dhe hapjen e një kapitulli të ri, shkruan Guardian.

Merkel ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur rreziqet e nacionalizmit të ringjallur, duke e përshkruar atë si kërcënimin më të madh për sigurinë globale në fjalimin e saj për Vitin e Ri. Tek Tsipras ajo kishte gjetur një aleat të vendosur në politikat e saj ndaj refugjatëve dhe vendime të diskutueshme për të marrë më shumë se një milion azilkërkues në kulmin e krizës së emigrantëve në 2015.

Ndërsa vendi që është në vijën e frontit të ardhjeve masive të emigratëve nga Turqia, Greqia kishte mbështetur hapur marrëveshjen e BE të arritur me Ankaranë për të kufizuar ardhjet.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top