MC Networking

Orgesa Zaimi: Artistët “Big” në Kënga Magjike që stonuan më shumë se artistët e rinj (VIDEO)

Orgesa Zaimi ishte një nga anëtaret e jurisë që përzgjodhën midis talenteve të reja që konkuronin në festivalin “Kënga Magjike” ata që do të shkonin në finale.
Në publik impakti i këngëve pjesmarrëse në këtë kompeticion ishte i madh, por shumë u komentuan edhe performancat e artistëve.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit, Antoneta Koçi, rreth këtyre performancave dhe stonimit të artistëve ajo u shpreh:

Shumë nga artistët, duke më njohur mua dhe sinqeritetin tim, pas performancës në skenë më pyesnin nëse kishin stonuar. Disa prej tyre stonuan në fakt. Megjithatë duhet thënë që nuk është e thjeshtë të këndosh në Pallat të Kongreseve, dhe na ka ndodhur të gjithëve të gabojmë.

Përpos kësaj ajo pohoi që një pjesë e konkurentëve të kategorisë New Artist performuan më mirë se këngëtarët e tjerë. “Duke parë artistët e rinj që ishin në festival, mund të themi që shumë prej tyre i bënin konkurencë artistëve “Big”, sa që në një moment po thoja: Sikur të hiqnim këtë e të vendosnim atë të riun”.-u shpreh Orgesa.

Gjithashtu, Orgesën e shohim herë pas here duke kënduar në evente të ndryshme, përfshirë këtu edhe dasma.

Këngëtarja gjatë emisionit “Intervista VIP” në Tema Tv ka treguar se nga artistët shqiptarë, Ronela dhe Kamela janë dy prej të cilave i ka më shumë shoqe e mike, e që shpesh ia uron martesën.

E pyetur nga Antoneta se në dasmën e cilës prej shoqeve do të dëshironte të këndonte Orgesa u përgjigj: Ishalla arrij që të këndoj në dasmën e Ronelës edhe i them shpesh herë “Të këndofsha në dasëm!”.

Kujtojmë që Ronela është përfolur prej një kohe të gjatë për një romancë me këngëtarin e njohur Young Zerka. Pavarësisht se publikisht ata nuk e kanë pranuar asnjëherë se midis tyre ka diçka më shumë se shoqëri, dyshimet për publikun vazhdojnë. Ndërkohë Kamela është e fejuar me një djalë Italian, me Dj Truman.

Të shohim se sa të suksesshme do rezultojnë urimet e Orgesës për mikeshat e saj. Urojmë që së shpejti të kemi dasma në shoëbiz-in shqiptar.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top