MC Networking

Të parët në botë/ Luksemburgu heq biletat e transportit publik (VIDEO)

Luksemburgu do të bëhet i pari vend në botë me transport publik krejtësisht falas.

Biletat e trenave, tramvajeve dhe autobusëve do të hiqen verën e ardhshme. Kjo parashikohet në një plan të qeverisë së koalicionit të rizgjedhur, e cila drejtohet nga Xavier Bettel, i cili bëri betimin e mandatit të dytë si kryeministër të mërkurën.

Partia e drejtuar prej tij, ajo Demokratike, do të drejtojë vendin në koalicion me Partinë e majtë të Punëtorëve Socialistë dhe të Gjelbërve, të cilët kanë premtuar gjatë fushatës se do të kenë prioritet çështjet mjedisore.

Një nga premtimet e tjera të qeverisë së re të Luksemburgut është legalizimi i kanabisit dhe futja e dy festave të reja në kalendarin e atyre zyrtare.

Qyteti i Luksemburgut vuan nga trafiku i rënduar.

Aty banojnë 110 mijë njerëz, por të paktën 400 000 të tjerë shkojnë për të punuar. Një studim i fundit nxori se shoferët shpenzuan mesatarisht 33 orë të bllokuar në trafik gjatë vitit 2016.

Luksemburgu  ka gjithsej 600 000 banorë. Pothuajse 200 000 jetojnë në Francë, Belgjikë e Gjermani kalojnë kufirin çdo ditë për të punuar në Luksemburg.

Luksemburgu vënë në jetë një strategji progresive sa i takon transportit. Në verën e këtij viti qeveria vendosi t’u ofrohej transporti pa biletë fëmijëve dhe të rinjve deri në 20 vjeç. Punëtorët aktualisht paguajnë një biletë me vlerë vetëm 2€ për udhëtime që i kalojnë dy orë, çka do të thotë se në një vend të vogël si Luksemburgu, me këtë çmim mund të udhëtosh pothuajse në të gjithë vendin.

Që nga fillimi i vitit 2020, të gjitha biletat do të hiqen. Megjithatë, ende nuk është vendosur se si do të veprohet me klasin e parë dhe atë të dytë në linjat e trenave.

Zgjedhjet e fundit e rikonfirmuan në detyrë kryeministrin Bettel, pavarësisht se sondazhet parashikonin fitoren e Partisë Kristian Sociale, e drejtuar për 19 vite nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top