MC Networking

Protesta e studentëve, Ministria e Arsimit heq tarifat e provimeve të mbartura (VIDEO)

Ministria e Arsimit heq tarifën për provimet e mbartura. Vendimi vjen pas protestës së studentëve të të gjitha universiteteve në Tiranë, të cilës iu bashkuan edhe studentë të universiteteve të rretheve.

Vendimi për heqjen e tarifës u bë i ditur nga vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila u ka kërkuar drejtuesve të universiteteve të zgjidhin kërkesat e tjera të studentëve.

“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur, por patjetër dhe të monitoruar nga MASH që ju të shteroni me studenëtët dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit. Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës. Qeveria do të heqë dorë nga tarifimi i provimeve të bartura. VKM shfuqizohet që sot”, tha Nikolla.

Protesta e studentëve

Studentët e universiteteve publike vijojnë protestat para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ata u mblidhën në orën 10:00 për të kundërshtuar sërish tarifat e vendosura për provimet e mbartura.

Paralelisht me studentët e kryeqytetit protestojnë edhe studentë të Universiteteve të Durrësit, Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës. Përfaqësues të tyre u janë bashkuar studentëve të Tiranës, duke kërkuar heqjen e tarifave. Ata i  drejtuan një ultimatum qeverisë, duke kërkuar përgjigje deri në orën 16:00, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat dhe do hyjnë në demonstrata.

Një ditë më parë, këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:
1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keëhillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top