Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi përsëri për protestën e studentëve duke dalë sërishtë në një dalje tjetër për mëdiat, duke thënë se miraton me të dyja duart kërkesat e studentëve dhe se protesta e studentëve shërbeu si një reflektim për një debat shterues brenda Universitetit.
"Kjo protestë tregoi se sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët për atë që sjell reforma e arsimit të lartë. Më shumë se sa rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM kjo protestë ia vlejti shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera. Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare”, deklaroi ministrja Nikolla.
Ministrja Nikolla mblodhi sot me urgjencë rektorët dhe dekanët e fakulteve të Tiranës pas protestës masive të studentëve.
Ndërsa studentët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre që janë 4.
Ndëkohë Këshilli i Ministrave shfuqizon zyrtarisht VKM nr 288 pika numër 4, e cila parashikonte tarifa për provimet e mbartura në bazë të krediteve.
“Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”.
Ndërkohë tre kërkesat e tjera të studentëve janë si më poshtë:
1. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
2. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
3. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë).
0 Comments: