MC Networking

FOTOLAJM/ Një selfie nga Parisi në flakë

Ndërsa kaosi kishte përfshirë rrugët e Parisit për shkak të protestës së “jelekëve të verdhë”, fotografia e një vajze që buzëqesh para smartfonit të saj duket si ilustrimi më i mirë i asaj në çfarë është kthyer njeriu i epokës dixhitale.

Fotoja është shkrepur nga fotografi rus, Ilya Varlamov.

“Rrallë ndodh që një foto të fiksojë kaq bukur shpirtin e një epoke të tërë”, shkruan ai në “Reddit”, ku ka postuar foton.

Kryeqyteti francez u përfshi javën e kaluar nga një valë protestash, ku u plagosën qindra njerëz dhe u arrestuan qindra të tjerë.

Dhuna në rrugët e Parisit arriti në nivele që prej kohësh nuk ishin parë në Francë.

Por siç duket, e gjithë kjo nuk e ka shqetësuar aspak vajzën në foto, e cila i buzëqesh kamerës së smartfonit të saj pranë dritares së një lokali të ushqimit të shpejtë, ku është ulur e patrazuar aspak nga ajo që ndodh matanë xhamit.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top