MC Networking

Hygerta Sako flet për jetën personale dhe tregon vazhdimin e konfliktit me Ilda Bejlerin (VIDEO)

Moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako, ka folur për herë të parë për jetën e saj personale.

Gjatë emisionit “Intervista VIP”, ajo ka treguar më shumë për jetën e saj sentimentale dhe planet për një martesë të dytë. 

E pyetur nga moderatorja Antoneta Koçi, nëse kishte në plan një martesë ose një fëmijë të dytë, Hygerta u shpreh: “Për një fëmijë të dytë e kam menduar, sepse Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël dhe unë e kuptoj që për të ndoshta kjo është një mungesë e madhe. Por te martesa e dytë nuk është se besoj…Ndoshta është edhe çështje mentaliteti, pavarësisht se unë jam shumë mendjehapur përsa i përket kësaj teme…ose ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë.”

Përpos kësaj, Sako pranoi që edhe fakti i të qenurit vetëm, single, nuk është aq gjë e bukur e për pasojë një person i ri në jetën e saj nuk do të ishte diçka negative. Megjithatë, kriteret për të janë goxha të larta: “Kam menduar që derisa të vijë ai që dua unë, me kriteret që dua unë, më mirë të rri vetëm se me njerëz që nuk i plotësojnë këto kritere”.

 

Hygerta gjithashtu foli edhe për lajmet që kanë qarkulluar në median rozë rreth saj si edhe konfliktit në distancë me kolegen e saj, Ilda Bejleri. 

“Nuk ia kam dhënë shumë mundësinë medias rozë të bëjë lajme për mua sepse e para bëj një jetë shumë të thjeshtë, nuk e kërkoj lajmin, skupin siç një pjesë e kolegeve të mia e bëjnë.  Me Ildën ndodhi që përmendi emrin tim e të koleges sime…unë kam përshtypjen që ka zgjedhur fjalët e gabuara e nuk ka dashur të thotë që ne nuk vlejmë si gazetare dhe nuk i shooh si modele. Reagimi im erdhi sepse ma kërkuan kolegët e gazetës. Unë u mundova të reaagoja në një mënyrë sa më të qetë”, u shpreh ajo.

Ish-Miss Shqipëria tregoi që pas këtij “incidenti”, ajo dhe Ilda u panë në ndeshjen e radhës së Kombëtares Shqiptare të Futbollit, por nuk pati asnjë problem mes tyre.

Më poshtë emisioni i plotë

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top