MC Networking

Telashe të tjera për qeverinë italiane, Di Maio: Dakordësi për propozimet tona ose prishim kontratën

Koalicioni qeveritar në Itali është sërish në rrezik, edhe pasi Senati kaloi dje Dekretin e Sigurisë, një ligj për të cilin Lega dhe Lëvizja 5 Yjet kanë pasur disa përplasje.

Lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi di Maio, thotë se mund të prishë marrëveshjen qeverisëse nëse nuk arrihet dakordësia në lidhje me Statutin e Masave Kufizuese.

“Ne duhet të gjejmë një dakordësi, përndryshe kontrata qeverisëse do të prishet”, i ka thënë Di Maio gazetës “Il Fatto Quotidiano”, në një intervistë të botuar sot.

Di Maio është shprehur se sot do të takohet me kryeministrin Giuseppe Conte, aleatin Matteo Salvini dhe ministrin e Drejtësisë, Alfonso Bonafede.

Lëvizja 5 Yjet dëshiron të zgjasë afatet kohore të imponuara për hetimin dhe gjykimin e krimeve të shumta, duke përfshirë edhe korrupsionin.

Ndërsa Lega mendon se ky lehtësim do të bënte që ata që janë nën hetim të përballen me beteja ligjore esktremisht të gjata në terma kohorë.

Por për Lëvizjen 5 Yjet, mënyra si funksionon tani sistemi i drejtësisë ka bërë që shumë raste të mbyllen pa u dhënë kurrë një vendim gjykate për to.    

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top