MC Networking

Të paktën 12 të vrarë nga sulmi me armë në një bar në Kaliforni (VIDEO)

Dymbëdhjetë vetë u vranë kur një person i armatosur hapi zjarr në një bar të mbushur me njerëz në Kaliforninë jugore, thanë burime nga policia të enjten në mëngjes.

Zyrtarët thonë se i dyshuari, i cili nuk është identifikuar, u gjet i vdekur brenda. Të shtënat filluan rreth orën lokale 23:20 të mërkurën në Borderline Bar and Grill rreht 65 kilometra në veri-perëndim të Los Anxhelosit.

Të paktën 200 persona raportohet se kanë qenë brenda në bar gjatë kohës kur ndodhi incidenti i rëndë, shkruan BBC.

"Mund t'ju them se ka shumë viktima, plagosje të shumta dhe një nga ata është edhe një polic që shkoi në vendngjarje, si edhe personi që qëlloi me armë", tha policia, ndërsa shtoi se numri i të lënduarve pritet që të rritet.

Ata ende nuk kanë konfirmuar ndonjë motiv pas sulmit.

Presidenti Trump shkroi të enjten në mëngjes në Twitter duke thënë se ai ishte informuar për të shtënat, dhe e përshkroi atë si "të tmerrshme" dhe duke lavdëruar guximin e oficerëve të policisë të përfshirë.

Afërsisht 30 të shtëna janë dëgjuar, ndërsa dëshmitarët thanë se i armatosuri qëlloi fillimisht rojën në derën e barit, hodhi bomba tymuese brenda më pas filloi të qëllonte me armë.

Për të shpëtuar ata përdorën karrige për të thyer dritaret, ndërsa të tjerë u strehuan brenda tualeteve.

Raportet thonë se i dyshuari mund të ketë përdorur granata tymi dhe të paktën një armë, e përshkruar si një pistoletë gjysmë-automatike nga dëshmitarët, gjatë sulmit.

Një person i plagosur i tha kanalit televiziv lokal KTLA se: "Ne vetëm ramë në tokë, dëgjuam shumë ulërima. Miku im është DJ, kështu që ai e prishi muzikën, sapo dëgjuam shumë zhurmë".

Sulmim e armë në Thousand Oaks vjen 11 ditë pasi 11 persona u qëlluan për vdekje në sinagogën Pema e Jetës në Pittsburgh të Pensilvanisë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top