MC Networking

“Bularati”, Rama: Çfarë do të ndodhte nëse 1000 vetë të veshur kuq e zi, të shkonin në Greqi dhe të këndonin për Çamërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me thirjet anti-shqiptare në Bularat gjatë ceremonisë mortore të Kostandin Kacifas, minoritarit grek të vrarë nga RENA gjatë një përplasjes me armë.

I ftuar në Real Story, Rama tha se populli grek është popull mik dhe se minoriteti grek është tepër i respektuar, por sipas tij “si çdo popull ka gomerët e derrat e vet”.

Mendoj që ajo që shihet nga disa si dobësi, është forca e vlera e këtij vendi. Ne nuk jemi një vend ku luftohet me arkëmortet dhe provokatorët e varrimeve, jemi një vend ku ndodhi sot diçka që në vendin fqinj nuk mund të imagjinohet. Unë refuzoj dhe u bëj thirrje të gjithëve të refuzojnë shprehjen “na erdhi greku”. Nuk është ky populli grek, populli grek nuk është armiku ynë, është vend ku shqiptarët kanë gjetur strehë. Por ky popull ka dhe gomerët e derrat e vet. S’ka nevojë për komente të tepërta, është një ngjarje në një fshat që u mor peng nga disa njerëz qesharakë. Lanë shijen e një shfaqje groteske duke përdhosur dhe vetë të vdekurin që medemek respektuan”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi më tej se do ishte e paimagjinueshme që kjo të ndodhte invers, 1000 vetë të veshur kuq e zi, të shkonin në Greqi dhe të këndonin për Çamërinë… besoj se do ishte ndezur flakë qeveria greke dhe të gjithë. Ndërsa këtu nuk ndodhi asgjë e tillë për këtë ngjarje sa të dhimbshme, aq dhe qesharake. Kjo është vlerë për ne dhe shkon me traditën tonë, që shkon për shtat lotëve të familjarëve në këtë arkmort.

"Unë besoj se ne kemi pasur një qasje shumë serioze edhe me palën greke, janë vrarë shqiptarë në Greqi dhe pala greke ka kërkuar një hetim të përbashkët, dhe ne kemi refuzuar sepse kemi bërë atë që është bërë në rastet e mëparshme", tha Rama.

Kryeministri deklaroi se prokuroria ka reaguar për një proces ekspertize, dhe pas tyre do diskutohet, nëse do të diskutohet më për këtë çështje

Por sipas Ramës, as në Greqi, as në Shqipëri dhe as Honolulu, një njeri që kërcënon me armë disa persona të paarmatosur, nuk tolerohet.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top