MC Networking

Pas pauzës së gjatë në muzikë, këngëtari i njohur rikthehet me disa projekte (VIDEO)

Pas një periudhe pauze, këngëtari i rrymës pop-rock ka vendosur të kthehet në tregun muzikor duke publikuar disa projekte.

Në ndryshim nga më parë ai ka investuar më shumë duke i sjellë projektet e tij edhe me videoklipe.

Ndër të tjera ka zgjedhur edhe të konkurojë në dy festivale, në Kënga Magjike dhe në Festivalin e Këngës në RTSH.

I ftuar në emisionin “Intervista VIP”, Kelly ka treguar për arsyen që zgjodhi të distancohet për një periudhë kohe nga muzika, ndryshimet që i kanë ndodhur në jetën personale, vështirësitë e pjesmarrjes në kompeticione të ndryshme si edhe ka ndarë detaje nga projektet e fundit.

Këto e të tjera keni mundësi t’i ndiqni në intervistën e plotë që Antoneta ka realizuar me të.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top