MC Networking

Tjetër gomone me drogë nga Shqipëria drejt Italisë, kapen 325 kg marijuanë

Policia italiane ka kapur një tjetër gomone me drogë që trafikohej nga Shqipëria.

Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane.

Pas kontrollit janë sekuestruar 352 kg marijuanë e ndarë në 222 pako.

Nëse do të arrinte në treg, kjo sasi droge do të shitej për një vlerë totale prej 3 milionë eurosh. Skafisti që bënte transportin, një 41-vjecar italian banues në Leçe, është vënë në pranga.

Dy ditë më parë, një sasi prej 560 kg marijuanë sekuestrua në Brindisi gjatë një operacioni të përbashkët të Guarda di Finanza-s italiane dhe Policisë së Shtetit.

Gjatë ndjekjes nga autoritetet italiane, dy skafistët e kanë hedhur në det ngarkesën me lëndë narkotike.

Në pranga janë vënë G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top