MC Networking

Meta kthen sërish në Parlament ligjin për Teatrin: Lë në fuqi trajtimin preferencial për fituesin e garës (VIDEO)

Kreu i shtetit ka kthyer për rishqyrtim ligjin e ndryshuar për Teatrin Kombëtar. Duke e konsideruar të ri ligjin e amenduar dhe të miratuar vetëm me votat e maxhorancës 3 javë më parë, pavarësisht se numri i ligjit është i njëjtë, por ka ndryshuar në përmbajtje, presidenti Meta e ka rikthyer në Parlament për rishqyrtim.

Sipas argumentimit të kreut të shtetit, ligji i ri “nuk ka arritur të zgjidhë në thelb asnjë prej 9 (nëntë) çështjeve dhe problematikave kushtetuese dhe ligjore të evidentuara në dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10849, datë 27.07.2018, edhe pse ky dekret rezulton të jetë miratuar në tërësi nga Kuvendi”.

Po ashtu, presidenti konstaton se nuk ligji i ndryshuar sërish nuk zgjidh çështjen e trajtimit preferencial të kompanisë që do të marrë përsipër ndërtimin e Teatrit të ri.

“Kuvendi megjithëse është përpjekur që të plotësojë vetëm një prej konstatimeve kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe që kishte të bënte me trajtimin preferencial dhe jo të barabartë të një subjekti privat, sërish edhe me ligjin e ri të miratuar, Kuvendi rezulton se nuk ka arritur ta zgjidhë edhe këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas argumentimit të kreut të shtetit, ligji i amenduar dhe miratuar nga maxhoranca sërish nuk garanton konkurrencën e lirë në garën për ndërtimin e teatrit të ri.

“Ligji i ri nr. 37, dt 20.09.2018, paraqet sërish probleme kushtetuese, pasi edhe pse në pamje të parë ai duket sikur ka zgjidhur problematikën e konstatuar, në thelb dispozitat e tij përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurencën e lirë, por përkundrazi, sërish konstatohet një trajtim preferencial që kufizon pjesëmarrjen në garë”.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top