MC Networking

Një suprizë po na pret! Robert Berisha rikthen një këngë të vjetër bashkë me Kastro Zizon dhe Eneda Tarifën

I ftuar në emisionin “Intervista Vip” këngëtari Robert Berisha, gjatë një prononcimi për Tema TV, zbuloi detaje nga projekti i tij më i afërt muzikor.

Këngëtari tregoi se bashkëpunimi i radhës do të jetë me Eneda Tarifën si dhe me Kastro Zizon, ku do të risjellin versionin e ri të një kënge të vjetër shqiptare.

Tre këngëtarët kanë menduar ta sjellin bashkëpunimin muzikor të shoqëruar me një klip, që pritet të xhirohet javën e ardhshme dhe do të lançohet në fund të shtatorit.

Intervista e plotë do të transmetohet të shtunën në orën 19:35 në Tema TV.  

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top