MC Networking

Pacolli fton Shqipërinë në dialogun Prishtinë-Beograd: Mos rrini duarkryq

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e sheh si shumë të rëndsishme mbështetjen e Shqipërisë në dialogun me Serbinë.

Në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun Ditmir Bushati, Pacolli tha se Shqipëria mund të zërë vend në këtë dialog krah SHBA-ve dhe BE-së.

 "Kam kërkuar nga pala shqiptare të mos rrijë duarkryq dhe të shikojë çfarë po ndodh këndej. Por pala shqiptare duhet të jetë pjesë e synimit tonë, synim kemi dialogun me Serbinë dhe: ose në publik, ose pas kurrizit, të jenë aty. Nëse mundet Bashkimi Europian dhe SHBA të jenë aty, pse të mos jetë edhe Shqipëria? Shqipëria mund të japë një kontribut jashtëzakonisht të madh. Kemi biseduar për integrimet rajonale, inciativa të ndryshme europiane të Kosovës dhe kemi ardhur në përfundim se ndihma, mbështetja e Shqipërisë është jashtëzakonisht e nevojshme”, tha Pacolli.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top