MC Networking

Kërcënimi i Trump: Nëse pezullohem si president, shemben të gjitha bursat

Donald Trump iu përgjigj me një paralajmërim spekulimeve se mund t’i nënshtrohet një procesi “impeachment”-i duke paralajmëruar se çdo masë e tillë do të dëmtonte ekonominë.

"Rrëzomëni dhe do të shemben të gjitha bursat!", tha shefi i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë televizive. 

Deklarata e presidentit amerikan ishte e qartë, pasi çdo lëvizje e kësaj natyre do të dëmtonte ekonominë!

Jua them unë çfarë. Nëse do të rrëzohesha unë, tregu do të binte e të gjithë do të ishin të varfër. Unë nuk e kuptoj sesi mund të rrëzosh dikë që ka bërë një punë të shkëlqyer”, tha Trump.

Komentet e shefit të Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë dhënë për “Fox & Friends”, vijnë një ditë pasi avokati i tij, Michael Cohen u deklarua fajtor për shkeljen e ligjeve elektorale, e tha se kishte qenë pikërisht Trumpi që e kishte udhëzuar të bënte një gjë të tillë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, rrallëherë ka folur për mundësinë e një “impeachment”-i, ndërsa pavarësisht fjalëve që qarkullojnë në media, korrespondentët e huaj thonë se janë të pakta gjasat, që kundërshtarët e Trumpit të përpiqen ta rrëzojnë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit në muajin nëntor, raporton BBC.

Megjithatë, Trump këmbënguli që dy pagesat nuk kishin shkelur rregullat e fushatës zgjedhore.

Ai tha se pagesat kishin ardhur prej tij personalisht, jo nga fushata, por ai nuk kishte dijeni për to dhe e mori vesh "më vonë".

Cohen rrëfeu se gjatë fushatës presidenciale ka paguar dy gra, të cilat thonë se kanë pasur marrëdhënie intime me miliarderin, një yll të filmave për të rritur dhe një ish-modele “Playboy”. Vet Trumpi këmbëngul se pagesat janë bërë nga paratë e tij dhe nuk kanë shkelur rregullat e fushatës.

Pagesat e parave të gatshme nuk u raportuan në Komisionin Federal të Zgjedhjeve gjatë fushatës.

Çështja është nëse janë bërë pagesat për të mbrojtur reputacionin personal të z. Trump ose për të mbrojtur imazhin e tij si kandidat presidencial.

Sipas rregullave zgjedhore të SHBA-së, duhet të raportohen çdo pagesë e bërë me qëllim të ndikimit në votim.

Por në intervistën e tij presidenti Trump hodhi akuza edhe ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, duke e quajtuar atë si të paaftë për të marrë kontrollin e Departamentit të Drejtësisë, raporton Reuters.

Trump intensifikoi kritikën e tij ndaj Departamentit të Drejtësisë dhe përsëriti një shumëllojshmëri të ankesave në lidhje me Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në, duke i sulmuar të dyja pa dhënë prova se ata e kishin trajtuar atë dhe përkrahësit e tij në mënyrë të padrejtë.

Trump gjithashtu përtëriti kritikën e tij, duke fajësuar atë për atë që ai e quajti korrupsion në Drejtësi.

"Kam vënë në një Prokuror të Përgjithshëm i cili kurrë nuk ka marrë kontrollin e Departamentit të Drejtësisë", tha Trump.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top