MC Networking

Dy standardet e Trump-it për emigracionin zinxhir/ Prindërit e Melanias marrin shtetësinë amerikane

Vjehrri dhe vjehrra e presidentit amreikan, Donald Trump, janë bërë shtetas amerikanë gjatë një ceremonie private. Viktor dhe Amalija Knavs, prindërit e Melania-s, e morën shtetësinë amerikane të enjten në Nju Jork bëri të ditur avokati i tyre. Sipas tij, çifti ka jetuar deri tani në SHBA falë Green Card-ave të sponsorizuara nga Trump-i.

Vetë Trump, në të shkuarën është shfaqur shpesh si kundërshtar i ashpër i emigracioni zinxhir (bashkimi familjar). Ai ka hedhur idenë e një sistemi të bazuar në meritë, që u jep prioritet profesionistëve të fushave të ndryshme dhe jo të afërmve të emigrantëve të vendosur në mënyrë të ligjshme në SHBA.

“Emigracioni zinxhir duhet të marrë fund. Ka njerëz që vijnë këtu dhe sjellin më pas edhe familjen, që mund të jenë me të vërtetë të këqij. Kjo është e papranueshme!”, shkruante Trump në nëntor të vitit të kaluar.

Vetë Zonja e Parë është bërë qytetare amerikane në vitin 2006. Ajo ka hyrë në SHBA falë programit “Einstein Visa”, në vitin 2001, kur ajo punonte si modele.  Sipas ligjeve amerikane të emigracionit, prindërve të saj u janë dashur kartat jeshile (Green Card) për të paktën 5 vjet para se të aplikonin për shtetësinë amerikane. Sipas faqes së Shërbimeve të Emigracionit, duhen 11-21 muaj për të marrë shtetësinë amerikane pas aplikimit për të dhe kriteret për t’u plotësuar janë disa.

Viktor Knavs ka punuar si shitës makinash në qytetin Sevnica, në Slloveni, ndërsa e shoqja, Amalija, ka punuar në një fabrikë tekstilesh. Ata janë të dy në të 70-at. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top