MC Networking

“Masha” e Putinit vjen në Serbi

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka ftuar në vendin e tij zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova. Kjo e fundit do t’i bashkohet festivalit të Guca-s, një nga festat më të çmendura në rajon.

Daçiç e konfirmoi sot praninë e Zakharovës në festën që mbahet në fshatin serb, ku konsumohen sasi të mëdha mishit ë pjekur dhe alkooli, nën tingujt e muzikës së grupeve serbe.

Agjencia e lajmeve Beta raporton se para festës, Zakharova do të mbajë disa takime bilaterale të premten.

Prania e saj në festën që nis sot dhe përfundon më 12 gush i ka ekzaltuar mediat serbe. “Kurir” e ka raportuar lajmin nën titullin “Masha e Putinit vjen në Guca”, duke iu referuar personazhit rust ë filmit vizatimor “Masha dhe ariu”.

Ministri i Jashtëm serb ka lidhje miqësore me Zakrahovën. Në dhjetor 2016, Daçiç i dhuroi asaj një jelejk, pjesë e kostumit tradicional serb, ndërsa në mast ë 2017-s i dërgoi lule dhe një palë doreza.

Zakharova e postoi në “Facebook” foton me jelekun serb veshur, ndërsa me shaka shkruante se atij i mungonte kopsa te gjoksi.

“Askush nga ata që e njohin Vuçiçin nuk habitet. Meqë ra fjala, Ivica, si ia dole të m’i merrje masat? Isha vigjilente gjatë gjithë kohës”, shkroi ajo në rrjetin social.

Nga ana e tij, Daçiç e ka vlerësuar disa herë në publik Zakharovën. Në mars, ai deklaroi se “ajo lufton me forcë për interesin e Serbisë, sidomos në mbrojtje të Kosovës e Metohisë. Për këtë i jemi shumë mirënjohës”, citoi në atë kohë Vuçiçin e përditshmja serbe “Vecernje novosti”.

Vizita e Zakharovës në Serbi është konfirmuar të mërkurën gjatë një takimi që Daçiç ka pasur me ambasadorin rus në Beograd, Aleksanda Cepurin.

Daçiç dhe Cepurin kanë biseduar edhe për vizitën e ardhshme të presidentit rus, Vladimir Putin, në Serbi, më 1 nëntor.

Por para këtij takimi, më 15 shtator, presidenti Vuçiç dhe homologu i tij Putin do të takohen në Moskë. Mediat serbe raportojnë se edhe Kosova do të jetë pjesë e axhendës së tyre. / Balkan Insight / 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top