MC Networking

KPK “kryqëzon” prokurorin Adriatik Cama, drejt shkarkimit (VIDEO)

Prokurori i Tiranës, Adriatik Cama, ka dalë këtë të mërkurë përpara trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. I vetëm dhe pa praninë e ndonjë avokati gjatë seancës dëgjimore, prokurori Cama është përballur me raportin e hetimit të thelluar të Komisionit. Prokurori i organit të akuzës së Tiranës, Adriatik Cama, do ta këtë të vështirë të rikonfirmohet në krye të detyrë nga ana e komisionit.

Në gjetjet e raportit të Komisioinit të Pavarur të Kualifikimit dhe nga të dhënat e deklaruara nga subjekti i rivlerësimit, prokurori Adriatik Cama rezulton se ky i fundit ka patur kontradita në deklarimin e pasurisë, ndërsa blerjen e apartamentit prej 76.73 m2, dyqani dhe makina duken të pajustifikuara nga KPK-ja, bazuar në të ardhurat financiare të prokurorit Cama dhe bashkëshortes së tij.

Pastërtia e figurës ishte një tjetër “kryqëzim”, për prokurorin Cama, pasi nga hetimi i thelluar i KPK-së dhe informacioneve shtesë të mbërritura nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar rezulton se Cama ka marrë para në këmbim të pushimit të një çështjeje, për një person të përfshirë në kontrabandë.

Sipas KPK-së, para pushimit të çështjes prokurori Cama ka ndryshuar pa ndonjë arsyetim konkret prokurorin dhe më pas e ka mbyllur dosjen në 2005-n. Po ashtu, sipas të dhënave të relatuara nga komisioni, rezulton se prokurori i Tiranës, Adriatik Cama, ka patur kontakte të papërshtatshme, duke shkëmbyer dhurata dhe favore në këmbim të mbylljes së hetimeve për persona të përfshirë në krimin e organizuar. Vetë prokurori i Tiranës i ka mohuar këto akuza gjatë seancës dëgjimore, ndërsa më herët kishte kërkuar thirrjen e dëshmitarëve, për akuzën e korrupsionit ndaj tij, kërkesë kjo që është hedhur poshtë nga trupa gjykuese e KPK-së. “Nuk ka person në botë që të dalë e të thotë që kam bërë korrupsion, këtë nuk mund ta pranoj. Jam besnik i ligjit, ashtu siç kam qenë deri më tani”, ka deklaruar në prokurori Cama në përmbyllje të seancës dëgjimore ndaj tij, ndërsa jashtë sallës në një prononcim të shkurtër është shprehur se ka besim te trupa e KPK-së pavarësisht gjetjeve në raport. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top