MC Networking

Erdogani nuk ndalet, “gllabëron” edhe teatrin

Recep Tayyip Erdogan vë nën kontroll edhe teatrin, operën dhe baletin e shtetit turk. Me anë të një dekreti presidencial të lëshuar menjëherë pas nisjes zyrtarisht të mandatit të ri, Erdogan ka vendosur për transferimin e strukturave përkatëse nën kompetencën dhe menaxhimin e Presidencës së Republikës.

Kjo është nisma e radhës për t’i përqendruar të gjitha pushtetet në duart e Erdoganit. Sipas tij, kalimi i teatrit në varësinë e Presidencës bëhet me qëllim për të përmirësuar burokracinë.

Por për opozitën, kjo është një lëvizje për të rritur kontrollin gjithnjë e më të gjerë mbi jetën publike dhe për ta vënë nën regjimin e një njeriu të vetëm.

Vendimi ka ngjallur reagime të ashpra në rrjetet sociale. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top