MC Networking

Debati për Teatrin Kombëtar/ Kumbaro nuk shkon në komision, Ndrenika: Duhet të fillojë lufta, kjo është vjedhje

Një grup aktorësh u bënë pjesë e mbledhjes së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, për të diskutuar rreth ligjit të shumëdebatuar për teatrin.

Aktorët Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina morën pjesë në mbledhen e komisionit, ku munguan deputetët e maxhorancës.

Aktorët kanë kërkuar debat me ministren Mirela Kumbaro në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Aktori Robert Ndrenika është shprehur i revoltuar për mungesën e ministres Kumbaro në këtë debat.

“Bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të nisë lufta, jo me Korenë e Veriut. Unë erdha me mendjen që edhe të hyja në debat dhe të arsyetoja me të, kurse ata s’vinë fare. Di të them që partneriteti publik privat, me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje. Pa marrë parasysh opinionin tonë, një arbitraritet që ç’të të them. S’na përfill kush, na përbuzin, na braktisin. Jo vetëm ne si komunitet na përbuzin, por edhe ju po ju poshtërojnë. Ajo tokë është e komunitetit teatror, dhe të vijë një e ta grabisi,” u shpreh Ndrenika.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top