MC Networking

Protesta e 1 Qershorit, “Jepni llogari për fëmijët tuaj” (VIDEO)

Një vit nga dorëzimi i letrës së hapur para zyrës së Këshillit të Ministrave, Kuvendit dhe Presidentit të Repubikës, organizatat e shoqërisë civile konstatojmë se kërkesat dhe rekomandimet e tyre ende nuk janë marrë parasysh. 

Në Ditën e Fëmijëve, ata protestojnë për respektim të të drejtave të fëmijëve. Kjo protestë sipas aktivistëve është ndërmarrë për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve padrejtësitë që u bëhen fëmijëve duke filluar nga kujdesi, mbrojtja dhe arsimi.

Më pas protestuesit janë drejtuar drejt Presidencës, ku janë pritur nga presidenti Ilir Meta, të cilit i kanë dorëzuar edhe peticionin. Meta, i cili është shprehur se raporti i fundit i ‘Save the Children’ është një kambanë alarmi për të gjithë.

Në Shqipëri, 77% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës, ndërsa 56% e fëmijëve janë viktima të bulizmit. Gjithashtu, 50 000 fëmijë në Shqipëri shfrytëzohen për punë, sipas statistikave.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top