MC Networking

Taksa e pronës/ Shtyhet formula e re, bashkitë s’janë gati (VIDEO)

Nis me probleme aplikimi i formulës së re të taksës së pronës. Ministri Arben Ahmetaj pranon se bashkitë ende nuk janë gati, ndërsa vendimi i zyrtarizuar parashikon nisjen e zbatimit prej datës 1 prill.

"Shumë nga bashkitë po bëhen gati me metodologjinë e re në bazë të ligjit në referencë të periudhës tranzitore. Do ketë bashki që shumë shpejt do ta aplikojnë metodologjinë e re në favor të qytetarëve, në favor të sipërmarrjes dhe në favor të tyre. Por sigurisht disa nga bashkitë mund të duan një periudhë disamujore dhe besoj deri në fund të këtij viti të gjitha bashkitë do ta aplikojnë metodologjinë e re", deklaroi Ahmetaj.    

Në bashkëbisedim me gazetarët, Ahmetaj tha se ligji i koncesioneve do të rishikohet dhe në vitin 2019 do të rrëzohen ofertat e pakërkuara. Në fakt, ky është një reflektim i ministrit pas kërkesës së FMN-së, e cila ka analizuar se shumë koncesione janë dhënë formalisht, pa bazën e studimeve kosto-përfitim.

Ndërkohë, minstri zbuloi nga paketa fiskale, se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu që ndan bizneset e vegjël nga të mëdhenjtë do të rritet në 14 milionë lekë, nga 8 milionë lekë që është aktualisht. Kjo do të sjellë automatikisht ulje të tatim-fitimit nga 15 në 5% për 11 000 subjekte.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top