MC Networking

Intervista VIP /Arilena, Ledri, Ylli, Fifi, Argjentina dhe Alban Ramosaj (VIDEO)

Arilena Ara është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare që suksesin më të madh e pati me këngën “Nëntori”, të cilin më vonë e solli edhe në versionin anglisht. Së fundmi ajo ishte e ftuar për të performuar në koncertin e madh të mbajtur në Tiranë për Festën e Punëtorëve.
Në prapaskenën e këtij koncerti, për mikrofonin e MCN Radio dhe Tema Tv, ajo tregoi për menaxhimin e suksesit, punën e palodhur të saj, projektet që pret t’i publikojë së shpejti.

E pyetur në lidhje me koncertet në Shqipëri artistja u shpreh: “Për të thënë të vërtetën kam qenë shumë pak prezente me koncertet nëpër klube.E di që industria jonë funksionon kështu por kur e kam nisur karrierën kam qenë adoleshente dhe ekipi im më ka mbrojtur shumë. Pata fatin e mirë që po bëj muzikë edhe për Europën dhe tani më shumë ka konçiduar të prek skena të mëdha, dhe uroj që të vazhdoj kështu deri në frymë të fundit.” Përsa i përket projekteve të reja Arilena ka treguar që po xhirojnë videoklipin për këngën e re e cila është bashkëpunim dhe do të publikohet së shpejti. 

Ai është nga reperat më të dashur shqiptarë që çdo këngë e ka kthyer në hit dhe që numëron me qindra-mijëra fansa. Së fundmi ai performoi në koncertin e madh të mbajtur në qendër të Tiranës me rastin e Ditës së Punëtorëve. Gazetarja e Tema Tv, Antoneta Koci zhvilloi me të një intervistë të shkurtër ku ndër të tjera Ledri tregoi për punën dhe rrogën e tij të parë, menaxhimin e famës, raportin me fansat e shumtë e të tjera. Si gjithmonë Vula nuk i shpëtoi pyetjes nëse është i dashuruar, ku përgjigja e tij linte hapësira për të besuar se ai është në një lidhje.
Një detaj tjetër që reperi tregoi ishte biseda e shkurtër që pati me Rita Orën kur u shkëmbyen pas përfundimit të koncertit në Prishtinë. Ai tregoi se ata thjesht komplimentuan njëri-tjetrin dhe nuk komunikuan më pas këtij takimi. 

Pavarësisht impenjimeve në fushën e muzikës duke krijuar projekte të reja duket se këngëtari i njohur ka gjetur kohë e është impenjuar edhe për të përfunduar studimet e larta. Ai ka treguar për mikrofonin e MCN Radio dhe Tema Tv që përpiqet të japë më të mirë duke punuar fort në të gjitha fushat.
Hitbërësi i “Shiu” ka pranuar që vetëm talenti nuk do kishte mjaftuar asnjëherë për të arritur këtë sukses. Puna e tij e pandalur është “çelësi” për arritjet e tij në fushën e muzikës. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top