MC Networking

Ish-lideri i Pink Floyd akuzon OJQ-në siriane të nominuar për Nobelin e Paqes: Janë terroristë

Roger Waters denoncon aktivitetin e White Helmets (Helmetat e Bardha), një grup vullnetar në Siri, i nominuar për Nobelin e Paqes. Gjatë një koncerti të premten në Barcelonë, këngëtari e quajti grupin një “organizatë false” që bën propagandë për xhihadistët dhe terroristët.  

Ish-anëtari i grupit Pink Floyd thotë se nëse do të dëgjonim propagandën e Helmetave të Bardha, do të bindeshim që t’i nxisnim qeveritë tona të nisnin bombardimet mbi popullin e Sirisë.

Waters e nisi fjalën e tij në skenë duke u shprehur se dikush i kishte kërkuar ta lejonte të ngjitej në skenë dhe të fliste për sulmin e fundit kimik në Douma.

“Ai është një zë. Unë mendoj se ai e ka gabim. Unë mendoj se organizata që ai mbështet dhe propagandon është e rreme dhe po krijon propagandë që u shkon për shtat xhihadistëve dhe terroristëve. Kjo është ajo që besoj unë”, tha ai.

Helmetat e Bardha njihet ndryshe si Mbrojtja Civile Siriane. Ata kanë shpëtuar rreth 80 mijë jetë njerëzish që nga nisja e operacioneve të 2012-s, siç raportojnë organizatat humanitare. OJQ-ja u ngrit në të njëjtin vit kur forcat qeveritare siriane nisën sulmet mbi civilët. Grupi është nominuar për Nobelin e Paqes në vitin 2016 . Ai ka 3300 vullnetarë që operojnë në 110 qendra në Siri.  

 

 

 

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top