MC Networking

Gjukanoviç zgjidhet president i Malit të Zi

Milo Gjukanoviç ka fituar zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi. Gjukanoviç ka marrë 53.8 për qind të votave, një shumicë e mjaftueshme për ta bërë të panevojshëm një raund të dytë votimi.

Kandidati i Frontit Demokratik, Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Lëvizjes qytetare URA Mlladen Bojaniç, ka fituar për qind të votave 33.5 për qind të votave.

Ndërsa kandidatët e tjerë kanë marrë respektivisht: Draginja Vuksanoviç – 8%, Marko Millaçiç – 2.8%, Hazbija Kallaç – 0.8%, Vasilije Miliçkoviç – 0.4% dhe Dobro Dedeiç – 0.4%.

Në garë për postin e presidentit të Malit të Zi ishin 7 kandidatë.

Presidentë të Malit të Zi kanë qenë: Momir Bullatoviç në dy mandate, Millo Gjukanoviç në një, dhe Filip Vujanoviç në 3 mandate.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top