MC Networking

Arber Kodra i ftuar ne Dasara Radio Show (VIDEO)

Në puntatën e radhës të “Dasara Radio Show” është diskutuar rreth programit që është miratuar nga Ministria e Arsimit, për të drejtat e komunitetit LGBTI që po i serviret nxënësve nëpër shkolla.

I ftuar për të folur në lidhje me këtë ka qenë Arbër Kodra, drejtor ekzekutivi shoqatës Open Mind Spectrum Albania (OMSA).

Ai shpjegoi se ky program nuk është nxitës për të ndryshuar preferencat seksuale por vetëm për të informuar brezin e ri. Për më shumë ndiqni përgjigjen e tij të plotë, në videon më poshtë.

Por Dasara e ka pyetur Arbrin në lidhje me kutimin e termit të plotë LGBTI. ” ‘I’ është për interseks, ose siç njihen ndryshe hermafrodit. Janë persona që lindin me të dy organet gjenitale dhe që doktori vendos cilin organ të mbajë. Por kjo më vonë sjell probleme tek individi…”-ka thënë ndër të tjera Kodra. Për të dëgjuar përgjigjen e plotë ndiqni videon më poshtë.

Një nga debatet që ka nisur ka qenë në lidhje me biseksualët. “Biseksualizmi më duket abuzim, edhe kështu edhe ashtu…”-është shprehur Dasara duke treguar hapur mospëlqimin për këtë kategori personash. Por siç është shprehur Arbri, “Këta persona në fakt kanë më shumë probleme sepse nuk e ndajnë dot, i pëlqejnë të dyja…”.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top