MC Networking

Arkivi i Shtetit, ruajtje jashtë standardeve për 85% të materialit arkivor (VIDEO)

Arkivi i Shtetit ka 26 kilometra linerarë dokumente, një pjesë e të cilave ruhen në kushte të papërshtatshme. Shkoza është një prej destinacioneve ku ndodhen dy godina nën administrimin e Arkivit e ku ruhen 6 km linear material, por pamjet e tyre tregojnë se këtu thjesht është bërë magazinim. Kjo gjë pranohet edhe nga Drejtuesit e arkivit që thonë se ruajtje sipas standardeve realizohet vetëm në godinën qendrore ku administrohen 3- 4 km linearë material arkivor.

Është e pamundur të futesh lirisht brenda mjediseve, ndërkohë që edhe vizita në ambientet jashtë bëhet vetëm nëpërmjet autorizimit të dhënë nga Drejtoria. Ruajtja 24 orë nga forcat policore, siguron mbrojtjen fizike ndërkohë që problemi real është brenda godinave.

Pamjet e ardhura në adresën e Tema Tv e të marra disa kohë më parë dëshmojnë se situata është e rëndë. 

Këtë e pranon edhe Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Ardit Bido që thotë për Tema Tv se gjithsesi lajmi i mirë është se së shpejti nis zbatimi i një projekti që parashikon ndërtimin e godinave të reja të ruajtjes së dokumenteve arkivore, në Shkozë.

Deri në ndërtimin e godinave të reja, posaçërisht për administrim arkivor, 6 km linear dokumente do të vijojnë të mbahen në këtë magazinë të përdorur dikur nga ushtria e ku për 27 vjet.  Nga 26 km linearë dokumente, duket se vetëm 15% e tyre ruhen sipas normave, ndërsa pjesa tjetër, 22 km linearë materiale dokumentare që klasifikohen si pjesë e memorioes aktive institucionale duket se mbahen në një gjendje që nuk i përgjigjet asnjë kriteri arkivor.

Është një situatë që e trashëgojmë prej dekadash, por për ndryshimin e së cilës ka ardhur koha të veprohet sa më shpejt.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top