MC Networking

HEC-et në Osum, tërhiqet qeveria. Preçi: Koordinatat nuk janë alibi për kontratat e HEC-eve (VIDEO)

Qeveria është tërhequr për ndërtimin e HEC-ve nga kanionete Osumit, ndërsa Ministria e Mjedisit ka nisur një verifikim për të gjitha kontratat. Në një takim me stafin e Universitetit Politeknik ku firmosi marrëveshje për ekspertizë mbi lejet mjedisore, ministri Blendi Klosi deklaroi se lejet mjedisore do t’i nënshtrohen një rregulli të ri. Klosi theksoi se do të gjejmë një ekulibër me biznesin.

Por eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi, thotë se impakti negativ që vuan sot vendi, vjen direkt nga vendimmarrja politike, e cila shkakton dëme në gjyqet e hapura nga kompanitë. Preçi thotë se për kontrata të tilla si ajo e HEC-eve të Osumit janë nxitur nga interesat e momentit dhe korrupsioni. Në një pronocim për "TemA Tv", Preçi shpehet se argumenti i koordinatave nuk shërben si alibi për të gjetur fajtorët. 

Ndërkohë për këtë çështje është debatuar ditën e hënë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku ish-zv/ministri Florjon Mima ka sqaruar pozicionin e tij. Mima është shprehur se kontratat për HEC-et e Osumit i ka firmosur në përputhje me ligjin, por koordinatat janë ndryshuar nga qeveria “Rama”. Ndërsa, ministri Damian Gjiknuri ka thënë se përgjegjësia është plotësisht e tij, dhe po bëhen verifikimet përkatëse.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top