MC Networking

SHBA: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia jashtë ndikimit rus (VIDEO)

Në një raport të Komitetit të Marrëdhënieve me jashtë në Uashington, mbi ndikimin rus në Ballkan, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk përmenden si vende të rrezikuara. Raporti, i cili vë në dukje se ndikimi malinj është prezent në Serbi dhe vendet e lindjes, ngre pikëpyetje mbi qëndrimet e kryeministrit shqiptar i cili herë pas here ka folur për rrezikun rus. Edi Rama para pak kohësh i kërkoi presidentit Donald Trump që të mos injorojë rajonin, pasi rrezikohet nga ndikimi rus.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top