MC Networking

Raporti i Kongresit Amerikan: Vendet e Ballkanit që janë nën ndikimin e Rusisë

Një raport i paraqitur në Kongresin Amerikan analizon ndikimin rus në Europë. Gjetjet e raportit janë bërë publike dy ditë më parë dhe do t’i vihen në dispozicion Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan.

Përkundër hipotezave të hedhura 2-3 vitet e fundit, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk figurojnë në gjetjet e raportit. Në kapitullin që analizon ndikimin e Kremlinit në demokracitë gjysmë të konsoliduara dhe ato në tranzicion, praktikisht vendet ish-komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore, thuhet se këto vende mbeten më të ndikuarat nga Rusia.

Aty thuhet se vendet si ish-republikat e BS-së janë më të ndikuarat për shkak të institucioneve të dobëta, sistemit të drejtësisë që nuk ndëshkon korrupsionin në nivele të larta dhe mungesës së mediave të pavarura. Gjeorgjia, Ukraina dhe Mali i Zi shihen si shënjestra të Rusisë, e cila është përpjekur t’i fusë nën ndikimin e vet.

Këto vende që kanë bërë hapa drejt integrimit në istitucione perëndimore si BE apo NATO kanë qenë në vëmendjen e Rusisë, e cila është përpjekur t’i mbajë larg vijës së finishit.

Ndërsa ndërhyrja ruse në vende si Serbia është më pak e dukshme dhe fokusohet më shumë në kultivimin e elementëve të caktuar të shoqërisë që të ndikojnë në ngadalësimin e integrimit me Perëndimin.

“Kremlini vë në shënjestër vende anëtare të BE-së dhe NATO-s, ku korrupsioni dhe zbatimi jo i plotë i ligjit nuk shkon paralel me vlerat e institucioneve europiane, taktika këto të përdorura kryesisht në rastin e Bullgarisë dhe Hungarisë”, thuhet më tej në raport.        

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top