MC Networking

Analiza e qumështit, ish-ministri Panariti vë në dyshim raportin (VIDEO)

Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka zbardhur të tjera të vërteta që fshihen pas një raporti për sigurinë ushqimore në vend, të publikuar së fundmi nga Albanian Food Industri.

Në një prononcim për "Tema Tv" ai deklaron se analiza për aflatoksinën u krye në një laborator të paakredituar. Sipas tij, në prapavijë qëndron lobi privat, i cili kërkon të marrë me koncesion sistemin e sigurisë ushqimore.

"Këto të dhëna meritonin një vëmendje për arsye sepse paraqisnin të dhëna skandaloze, kur të dhënat e të vetmit institute të referencës kombëtar që është Instituti i Sigurisë Ushqimore i Vetrinarisë flasim për të kundërtën. Laboratori që ka kryer këto analiza i cili në dokumentin lëshuar nga agjencia kombëtare e akreditimit është i autorizuar kryesisht për të kryer analiza në uji dhe analiza të kufizuara mikro biologjike në ushqime, por nuk kryen as analiza të aflatoksinës as analiza të metaleve të rënda", deklaroi Panariti.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top