MC Networking

"Smoke Snake", dalin emrat e shqiptarëve të përfshirë në trafikun e heroinës

Mediat italiane kanë publikuar emrat e 7 shqiptarëve të përfshirë në organizatën kriminale e cila merrej me trafikun e heroinës nga Turqia ose Holanda drejt Italisë dhe Shqipëria ishte tranzit.

Operacioni u kodua "Smoke Snake"

Luan Hyseni alias Luan Cika, 36 vjeç

Arian Demiri, 30 vjeç

Altin Xoxha, 47 vjeç

Xhimy Isiu, 33 vjeç

Everton Ndreraj, 26 vjeç

Eduard Shehaj, 39 vjeç

Mirjan Xhemalaj, 56 vjeç  

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në maj të vitit 2016 pas arrestimit të 4 trafikantëve e sekuestrimit të 250 dozave të heroinës së tipit “Cobret” (Kobra).

Hetimet kanë vërtetuar se heroina trafikohej nga Turqia e Hollanda drejt Shqipërisë e më pas në Itali. 

Shkatërrimi i këtij trafiku heroine u bë i mundur falë bashkëpunimit të Prokurorisë Antimafia të Napolit me Prokuroinë e Tiranës e Policinë shqiptare. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top