MC Networking

Gjashtë thika për të vrarë gruan, policia italiane parandalon krimin në familjen shqiptare (FOTO)

Një 43-vjeçar shqiptar, me precedent penalë në Itali, është arrestuar në Milano, pas dhunës dhe keqtrajtimeve të së shoqes. Pas një zënke me të shoqen, po ashtu shqiptare, 35 vjeç, ai është arrestuar nga karabinierët e Legnanos.

Gruaja kishte ikur nga shtëpia pas konfliktit dhe ishte strehuar në shtëpinë e motrës, por ai e ka ndjekur edhe atje, i armatosur me 6 thika.

Motra e gruas ka thirrur policinë, e cila ka vënë në pranga Edmond Lleshajn, 43 vjeç, ndërsa përpiqej të shkatërronte derën për t’u futur brenda.

Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë xhelozia në çift. Sipas mediave italiane, Edmond Lleshaj është arrestuar në maj të këtij viti me dyshimin se kishte porositur vrasjen e kushërinjve Agron dhe Alban Lleshaj, ngjarje e ndodhur nëntor 2016 në Milano.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top