MC Networking

Favorizuan biznesin, arrestohen dy elektricistë

Dy elektricistë u arrestuan në Shkodër, pasi u konstatua se kishin favorizuar një biznes në konsumin e energjisë elektrike.  

Njësia Task Forcë e OSHEE Shkodër, pas verifikimeve në terren, ka denoncuar në prokurori dy elektricistët Gjelosh D. dhe Ndoc SH., që të dy nga Lezha, për shkelje të ligjit duke abuzuarm e detyrën, pasi toleruan subjektet që kishin cënuar matësin e energjisë elektrike.

Të dy këta elektricistë, janë shoqëruar në polici, ku po kryhen tashmë hetimet paraprake, nga ku mësohet se kanë plotësuar procesverbale të rreme në favor të bizneseve private.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top