MC Networking

Filmi i ri i “James Bond” spiunia është grua

Producentët e serisë se filmave “James Bond” kanë nisur punën për një film të ri triller, ku këtë herë spiuni do të jetë një femër.
Blake Lively do të interpretojë gruan që shndërrohet në vrasëse në filmin "The Rhythm Section", një zgjedhje e rrallë kjo për një zhaner që dominohet nga protagonistët meshkuj.
Filmi është një përshtatje e romanit me të njëjtin titull te Mark Burnell, ku personazhi kryesor Stephanie Patrick, kthehet në një vrasëse dhe vihet në kërkim të personave përgjegjës për një aksident ajror që vrau familjen e saj.
Regjisor do të jetë Reed Morano. Producentët e James Bond, Barbara Broccoli dhe Michael G Ëilson thanë se ishin entuziaste që do të punonin me një skuadër të tillë të talentuar.
Sipas tyre Morano dhe Lively kane një vizion të fortë për atë që e quajtën një histori sfiduese, me protagonistë një grua.

The Rhythm Section është i pari i 4 librave ku përfshihet heroina e Burnell, Stephanie Patrick çka sugjeron mundësinë e një sage të stilit të Bond.
 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top