MC Networking

Ndërron jetë një tjetër aktor i 007-ës, Joe Robinson

“Tigri” Joe Robinson, aktor i Hollivudit, ka ndërruar jetë në Brighton pas një sëmundjeje të shkurtër dhe lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.
Joe ishte i famshëm për rolin e djalit të keq Peter Franks në filmin e James Bond “Diamonds are forever”, ku përplaset me aktorin Sean Connery, 86 vjeç, në skenën e famshme të betejësë së tyre në ashensor. 
Joe e nisi karrierën e tij duke studiuar aktrim në Royal Academy of Dramatic Art, dhe filmografia e tij nisi me Carry on refardless, një dramë spiunazhi në 1960. Si një trajner luftimi, ai ka instruktuar dhe një sërë aktorësh në gjatë paraqitjes së tyre në të dy filmat James Bond dhe The Avengers.
Pasi u tërhoq nga aktrimi në 1970, Joe hapi një qendër të arteve marciale në Brighton. Emri i tij u shfaq në krye të lajmeve në 1998, kur ai mundi një bandë prej tetë personash kur ishte në moshën 70-vjeçare. Duke përdorur mjeshtëritë e tij të arteve marciale ylli i çarmatosi dhe i trembi sulmuesit të cilët iu lëshuarn me shkopa bejzbolli dhe thika.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top